20 Prill 2024

Shpërndahen 170 kontejnerë në Zhabar të Ulët të Mitrovicës

Mitrovicë, 16 dhjetor - Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Mitrovicës ka bërë shpërndarjen e rreth 170 kontejnerëve me kapacitet 120 litra, për ekonomi familjare në Zhabar të Ulët të Mitrovicës.

Me këtë rast drejtori për Mbrojtje të Mjedisit, Asllan Isufi, është shprehur mjaft i kënaqur me realizimin e projekteve që po bëhen në të mirë të qytetarëve.

Po ashtu ai ka theksuar se këto projekte të cilat po implementohen në teren, janë në kuadër të zbatimit të planit komunal për menaxhim të mbeturinave.

Kjo drejtori, ditë më parë ka përmbyllur me sukses procesin e ndarjes së rreth 600 kontejnerëve, me kapacitet 240 litra dhe 350 kontejnerëve me kapacitet 120 litra në lagjet dhe fshatrat e qytetit të Mitrovicës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)