16 Prill 2024

SHBA synon uljen e rrezikut të ngrohjes globale

Washington, 21 qershor - Presidenti amerikan Barack Obama do të njoftojë së shpejti për një numër propozimesh që synojnë të përmbushin premtimin e tij për të ulur rrezikun në rritje të ngrohjes globale në mandatin e tij të dytë.

Heather Zichal, këshilltarja e Presidentit për energjinë dhe ndryshimet e klimës tha në një forum se zoti Obama ka në plan të nxjerrë disa urdhra ekzekutivë për të përshpejtuar zhvillimin e burimeve alternative të energjisë dhe për të rritur efikasitetin e paisjeve elektrike dhe ndërtesave.

Këshilltarja e Presidentit tha gjithashtu se Angjencia për Mbrojtjen  e Mjedisit do të marrë masa rregullatore për sasinë e karbonit që çlirojnë komplekset energjitike që punojnë me qymyr. Agjencia ka propozuar rregulla të reja për komplekset e reja.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)