26 Prill 2024

SHBA ka rreth 32 vdekje nga energjia e prodhuar nga linjiti

Prishtinë, 31 tetor - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizoi të mërkurën një tryezë diskutimi rreth ndikimit të thëngjillit në shëndetin e njeriut.

Tryeza, e organizuar në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Obiliqit, kishte për qëllim shtjellimin e rreziqeve shëndetësore që pasojnë nga djegia e qymyrit si dhe rëndësia e ambientit për shëndetit e njeriut.

Në tryezë ishin të pranishëm anëtarë të Asamblesë Komunale të Obiliqit dhe pjesëtarë të komunitetit.

Pjesëmarrës në panel ishin Nazif Shala, drejtor i Departamentit për Mbrojtje të Mjedisit pranë Komunës së Obiliqit, Carel Brands, Këshilltarë i Bashkëpunimeve për Zhvillim pranë Ambasadës së Mbretërisë Holandeze dhe Nezir Sinani nga INDEP, që njëherit ishte edhe moderator i tryezës.

“Kosova nuk ka zhvilluar mekanizmat e duhur të trajtimit të këtij problemi dhe ka ngecur dukshëm në trajtimin e të njëjtit problem në nivelin e politikë-bërjes,” ka thënë Nezir  Sinani, Analist i Lartë në INDEP, duke folur për pasojat shëndetësore të djegies së qymyrit.

Dr. Alan Lockwood, Profesor i Merituar i Neurologjisë dhe Mjekësisë nukleare në Universitetin shtetëror të Buffalo, prezantoi të dhëna nga libri i tij Epidemia e heshtur: thëngjilli dhe kërcënimi i fshehur për shëndetin.

Sipas Dr. Lockwood, vetëm në SHBA ka rreth 32 vdekje për TWh energji të prodhuar nga linjiti dhe afro 17679 sëmundje të lehta. Dr. Lockwood, njëkohësisht bashkë-drejtor i Doktorëve për Përgjegjësi Shoqërore (PSR) shpjegoi lidhshmërinë e djegies së thëngjillit me sëmundje të rënda dhe rritjen e vdekshmërisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)