25 Prill 2024

SHBA do të bëhet lidere në prodhimin e naftës deri në 2020

Uashington, 13 nëntor - Zhvillimi i vendburimeve (depozitave) të gazit shist argjilor do t'i nxjerrë SHBA-të në vendin e parë në botë për prodhimin e naftës, duke i lejuar ato të pozicionohen mbi lideret aktuale - Rusinë dhe Arabinë Saudite.

Me një parashikim të tillë doli Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (ANE).

Vetëm një vit më parë organizata priste që për vendin e liderit në fund të dhjetëvjeçarit të luftonin vetëm Rusia dhe Arabia Saudite.

"Aty rreth vitit 2020 Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç pritet, do të bëhen prodhueset më të mëdha të naftës në botë.

Si rezultat, importi i naftës në SHBA (i cili aktualisht siguron 20% të nevojave të saj) do të vazhdojë të bjerë dhe rreth vitit 2030 Amerika e Veriut do të bëhet eksportuese neto e naftës" - mendon ANE-ja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)