28 Mars 2024

SHBA: 2 milionë biznese e banesa pa energji pas stuhisë së borës

New Jersy, 1 nëntor - Në rajonin verilindor të Shteteve të Bashkuara gjatë fundjavës pati stuhi bore të jashtëzakonshme për tetorin. Sot, pas stuhisë, e cila shkaktoi 5 të vdekur, mbi 2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa drita.

Dje ra borë që arriti trashësinë e 76 centimetrave në disa zona, duke shkaktuar rënien e degëve të pemëve ende me gjethet shumëngjyrëshe të vjeshtës dhe duke këputur telat e elektrikut. Stuhia shënoi rekorde për sasinë e borës së rënë në muajin tetor.

Për mungesën e energjisë elektrike kanë njoftuar banorët e Konektikatit, Masachusetsit, New Hampshërit, New Jersyt dhe Pensilvanisë.

Në disa zona autoritetet lokale i paralajmëruan banorët t’i shtyjnë festimet e Hallowinit, për shkak të ngricave dhe pemëve të rrëzuara nëpër rrugë që do t’i rrezkonin fëmijët gjatë ritit tradicional të mbledhjes së karameleve nëpër lagje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)