19 Mars 2024

Serbia nuk lejon linjën 400kw te energjisë elektrike Shqipëri - Kosovë

Tiranë, 8 janar - Konfindustria shpreh shqetësimin për vazhdimësinë e moslejimit nga ana e Serbisë të vënies në punë të linjes 400kw të ndërlidhjes se energjisë elektrike Shqipëri - Kosovë, duke i dhënë natyrë të qartë të një lufte të pandershme tregtare dhe ekonomike.

Gjergj Buxhuku Administrator i Përgjithshëm i Kondindustrisë ka thënë se Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet te shqyrtojnë me shpejtësi marrjen e masave kundërvepruese ndaj Serbisë, lidhur me çështjen e mësipërme.

Konfindustria vlerëson, se masat kundërpërgjigjese mund te jene te tipit tregtar dhe ligjor, duke patur parasysh demin financiar, qe bllokimi i paarsyeshëm nga Serbia e vënies ne pune te linjës 400kw i shkakton te dy vendeve tona.

"Shqipëria dhe Kosova importojnë nga Serbia prodhime me vlere deri 500 milion euro/vit. Traktatet ndërkombëtare parashikojnë marrjen e masave ndëshkuese si kundërpërgjigje ndaj politikave ekonomike dhe tregtare te pandershme te një vendi", ka theksuar Buxhuku.

Investimi për linjën 400 KW ka kushtuar mbi 75milion euro te kredituara nga banka gjermane KFW.

Buxhuku thekson se mosvënia ne pune jo vetëm i shkakton një dem financiar prej miliona euro/vit, rrezikon sigurinë energjetike te Shqipërisë dhe Kosovës, si edhe pamundëson, krijimin e Tregut Rajonal te Energjisë.

"Njëkohësisht, qëndrimi i Serbisë për linjën e energjisë Shqipëri-Kosovë ka edhe natyre te qarte kundërshtuese politike ndaj procesit te krijimit te Tregut te Përbashkët te Ballkanit Perëndimor te kërkuar nga BE ne Takimet e Berlinit dhe Triestes", ka theksuar ne fund Buxhuku.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)