26 Prill 2024

Serbët me miliona euro ndaj KEK-ut dhe ujësjellësit

Prishtinë, 3 janar - Vendbanimet e serbëve vazhdojnë ta sfidojnë shtetin e Kosovës. Borxhet e konsumatoreve serbë ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), dhe Ujësjellësit rajonal “Prishtina” kanë arritur 130 milionë euro.

Një pjesë e madhe e këtyre borxheve janë ngrirë në vitin 2009, me një vendim të Qeverisë së Kosovës.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” brenda menaxhmentit të KEK-ut, thonë se borxhet e konsumatoreve serbë ndaj tyre janë rreth 125 milionë euro, duke e përfshirë këtu edhe borxhin e konsumatorëve në veri të vendit.

Sipas këtij burimi, brenda një viti KEK-u humb hiq më pakë se 25 milionë ero nga rryma që ua dërgon konsumatoreve serbë në veri të Kosovës.

Përpos kësaj, KEK-u humb edhe shuma të konsiderueshme të parave nga vjedhja e energjisë në pjesën veriore të Kosovës.

Por, përpos veriut, KEK-u i privilegjon edhe konsumatorët serbë që banojnë në brendi të Kosovës.

Në vitin 2009, me një vendim të Qeverisë së Kosovës, KEK-u u pati ngrirë të gjitha borxhet e vjetra të konsumatoreve. Por, një vendim i tillë nuk ka vlejtur edhe për konsumatoret tjerë kosovarë.

Zyrtarë të KEK-ut nuk duan të flasin rreth borxheve të ngrira ndaj konsumatoreve serbë në Kosovë.

Zëdhënësi i kësaj kompanie, Viktor Buzhala, thotë se KEK-u nuk i ndan konsumatorët e vet në vija etnike. Sipas tij, në faturat e KEK-ut nuk shënohet nacionaliteti i konsumatorit.

“Sa i përket pjesës veriore, ju jeni në dijeni të gjendjes që mbizotëron në atë pjesë. KEK-u, sikurse të gjitha kompanitë tjera, nuk ka qasje në atë pjesë dhe nuk mund ta bëjë as leximin e njehsorëve as dërgimin e faturave e as inkasimin e mjeteve”, tha ai.

Buzhala thotë se sa i përket rajoneve me banorë shumicë të nacionalitetit serb në pjesët tjera të vendit, nga viti 2009 KEK-u ka arritur t’i rregullojë raportet me këta konsumatorë, gjë që ka qenë e pamundur të bëhet nga menaxhmentët e mëhershëm për 10 vjet me radhë.

Sipas tij, që nga viti 2009 në këto pjesë, pagesa e rrymës është më se e kënaqshme dhe sillet në nivelin rreth 90 për qind e që është në përqindje në nivel me pagesat në nivel vendi.

Zëdhënësi Buzhala nuk tregon se sa është shuma totale që konsumatorët serbë i kanë borxh KEK-u, duke përfshirë këtu edhe borxhet e ngrira.

“KEK-u nuk i ndan konsumatoret në vija etnike. Sa u përket borxheve që ju i quani të ngrira, prapë ato nuk ‘ngrihen’ në vija etnike, por në bazë të rasteve kontestuese dhe mbesin të tilla deri në momentin e zgjidhjes së kontestit”, tha ai.

Tre milionë euro borxh ujësjellësit “Prishtina”

Derisa zyrtarë të KEK-ut nuk flasin për borxhet e konsumatoreve serbë ndaj kompanisë, një gjë të tillë e bëjnë zyrtarë të ujësjellësit rajonal “Prishtina”.

Zëdhënësja e kompanisë, Arbërije Zogjani, thotë se vendet të cilat njihen me shumicë serbe janë Graçanice, Peroci, Laple Sella, Sushica dhe Çagllavica, aktualisht realizimi mujore i pagesave arrin në 60 për qind.

Sipas saj, shumë totale e borxhit në këto lokalitete duke e llogaritur nga viti 2010 e deri më tani është rreth 400 000 euro.

Sipas saj, borxhi i ngrirë i tyre deri në një zgjidhje për pagesën është rreth tre milionë euro. Gazeta për këtë çështje u ka dërguar pyetje edhe zyrtareve të Administratës Tatimore të Kosovës, por këta të fundit për një javë rresht nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetës. Po ashtu, për këtë çështje nuk është përgjigjur madje edhe as vetë drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti.

/Zeri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)