24 Prill 2024

Schwarzenberg: Centralit atomik në Temelin është i sigurt

Pragë, 6 janar - Ministri i jashtëm i Çekisë, Karel Schwarzenberg, njëherësh kandidat në zgjedhjet presidenciale në këtë vend, tha se Çekia duhet ta përfundoj ndërtimin e njësisë 3 dhe 4 të centralit atomik në Temelin dhe se ky central është i sigurt.

Në një intervistë për revistën austriake, Profil, Schwarzenberg e ka përmendur vizitën e fundit të sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, në Pragë, dhe kërkesën e saj që autoritetet e Çekisë ta zgjedhin kompaninë amerikane, Westinghouse, për ndërtimin e njësiteve të reja në Temelin.

Ofertë për projektin Temelin ka dërguar edhe një konzorcium çeko-rus. Ky projekt vlerësohet se e ka vlerën ndërmjet 10 – 15 miliardë dollarë.

Austria e ka kundërshtuar punën e centralit atomik në Temelin, që nga kufiri austriak është larg 60 kilometra.

Ministri Schwarzenberg tha se ai nuk ka frikë se mund të ndodhë ndonjë aksident shkatërrues, siç ishte ai i vitit të kaluar në centralin atomik në Fukushima të Japonisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)