19 Prill 2024

Salduesit pajisen me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht

Prishtinë, 31 mars - Pjesëmarrësit që trajnohen për saldim në Qendrën e Trajnimit të KEK-ut do t’u lëshohet certifikata e njohur ndërkombëtarisht. Hapi i parë është hedhur të mërkurën, me 31.03.2010 pasi është bërë nënshkrimi i marrëveshjes se bashkëpunimit ne mes te KEK-ut dhe Programit për Ndërmarrje Private në Kosovë (KPEP) i mbështetur nga USAID-i. Kontrata është nënshkruar nga z. Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK-ut dhe nga dhe David Cowles, Drejtor i KPEP.

“Qëllimi i marrëveshjes së sotme është zotimi i përbashkët me qëllim të Akreditimit ndërkombëtar të Qendrës se Trajnimit në KEK sh.a në lëmin e teknologjisë së saldimit”, tha Gjukaj.

“KEK-u është i interesuar që të krijojë një Qendër të njohur ndërkombëtarisht në lëmin e saldimit me qëllim të trajnimit dhe çertifikimit të salduesve. Akreditimi i Qendrës se trajnimit është me rendësi te veçantë për KEK–un për ngritjen e kapaciteteve njerëzore si brenda ashtu edhe jashtë kompanisë”, shtoi Gjukaj.

Projekti i KPEP ka shprehur gatishmërinë qe ta mbështes Akreditimin ndërkombëtar te Qendrës se trajnimit në KEK, me qëllim të rritjes së aftësive konkurruese të punësimit dhe fuqisë punëtore për të përmirësuar cilësinë e strukturës punuese në Kosovë.

“Një nga objektivat e ndihmës së KPEP është edhe mbështetja e zhvillimit të forcës punëtore. Papunësia është sfidë serioze në Kosovë, kur dihet se 43.6 për qind e forcës punëtore janë të papunë, ndërsa 55 për qind e tyre nuk kanë shkollim të mesëm dhe 81.7 e të papunëve nuk kanë përvojë pune për një punësim të qëndrushëm”, tha z. Cowles.

“Jam i gëzuar që jam këtu sot për të nënshkruar marrëveshjen me KEK-un për të mbështetur e qendrës së trajnimit të saldimit me akreditim ndërkombëtar. Pjesëmarrësve të programit të trajnimit do t’u lëshohet certifikata e njohur ndërkombëtarisht, sikurse do të përfitojnë aftësi që janë shumë të kërkuara në ekonomi”, shtoi Cowles.

Që të përmbushet ky vizion, përveç aplikimit për akreditim ndërkombëtar, KEK-u është në finalizim të dokumentacionit që të aplikoj për Licencim në MASHT për ofrimin e kualifikimeve profesionale në nivelin e tretë sipas ISCED (International Standard of Qualification in Education) përmes Qendrës së Trajnimit.

Qendra e Trajnimit të KEK sh.a. ka filluar punën me 26 korrik 2004 me financim nga burimet vetanake të KEK-ut dhe Agjensioni Evropian për Rindërtim.

Qendra e Trajnimit ofron shërbim për të gjitha subjektet e KEK-ut, por sipas nevojës edhe më gjerë. Qendra e Trajnimit veprimtarinë e vet e orienton në tri shtylla: program trajnimi fillestar (ofrimi i kualifikimeve/rikualifikimeve profesionale), program trajnimi dhe zhvillim për të diplomuarit e rinj nga Universitetet dhe programe të trajnimeve të avancuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)