18 Gusht 2019

Ruajtja e Lumbardhit, rezistencë shoqërore kundër krimit mjedisor

Prishtinë, 25 shkurt - Të konsideruara si projekte strategjike të investimeve nga Komiteti Ndërministror për Investime Strategjike, propozimet e paraqitura nga “Kelkos Energy” për ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit “Lumbardhi” janë një dëm i madh ndaj mjedisit dhe do të sjellin pasoja të mëdha për qytetarët e Pejës.

Dëshmia më e mirë është në fqinjësi, në Deçan, ku e njëjta kompani ka ndërtuar tre hidrocentrale dhe sot fshatra të shumta përballen me reduktime të ujit.

Nuk mund të quhet investim strategjik asnjë projekt që e shkatërron natyrën dhe potencialin turistik. Një investim i tillë është po ashtu në kundërshtim me Planin Zhvillimor Komunal, të miratuar nga Kuvendi Komunal i Pejës, që ndalon investimet në hidrocentrale.

Si zakonisht, historia duket se përsëritet : procedura ligjore të parespektuara, degradim i mjedisit lokal dhe vendimmarrës të papërgjegjshëm. 

Partia Socialdemokrate konsideron se rezistenca ndaj ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh nuk është vetëm çështje e qytetarëve të Pejës, por e gjithë shoqërisë në Republikën e Kosovës. Qytetarët e Republikës nuk duhen të dorëzohen para interesave private të të “fuqishmëve”, të cilët eksploatojnë resurset natyrore për interesa të ngushta private, në emër të investimeve "strategjike" dhe "zhvillimit ekonomik".

Ftojmë çdo institucion dhe qytetarë të Republikës që të organizohen e mobilizohen për ta kundërshtuar ndërtimin e këtyre hidrocentraleve. Ruajtja e lumit “Lumbardh” është sot pjesë e betejës sonë shoqërore kundër krimit mjedisor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2019

- Mbahet mbledhja e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" festojnë ditëlindjen e mikut të madh të shqiptarve e mbar njerëzimit ish Presidentit të SHBA, Billi Clinton . (Zyret e shoqatës "Miqtë e Amerikës", që gjendet afë Agjencisë së Statistikave të Kosovës përball Parlamentit, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Biblioteka Universitare, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bëjn përurimin e Stadiumit Ndihmës në lokacionin Boka Boka. (Fshati Korishë në Prizren, ora 11:00)

- Bëhet shfaqja për media e filmit "Shpia e Agës" i Lendita Zeqirit (Kinema Cineplexx, ora 13:00)

-  Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me banorët e rajonit të Hasit dhe Anadrinit, me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ora 19:00)