19 Prill 2024

Rrjedhjet e naftës, fatkeqësia më e madhe e mjedisit

Washington, 30 maj - Zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë, Carol Browner, duke folur në televizionin kombëtar, tha se rrjedhja e vazhdueshme e naftës në Gjirin e Meksikës ka gjasa të jetë “fatkeqësia më e madhe e mjedisit”, që Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar ndonjëherë.

Browner, këshilltare e Shtëpisë së Bardhë për energji dhe ndryshime klimatike, tha se rrjedhjet mund të vazhdojnë deri në muajin gusht dhe se Shtetet e Bashkuara, siç tha ajo, “janë të përgatitura për më të keqen”.

Përpjekjet e kompanisë British Petriolum për të frenuar dëmin dhe për t’i ndaluar rrjedhjet, deri më tani kanë dështuar.

Kompania British Petrolium (BP) ka pranuar dështimin në përpjekjet për të ndalur rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.

Zyrtarë të BP-së kanë thënë se në marrëvshje me përfaqësuesit e Qeverisë amerikane është vendosur të fillohet “operacioni tjetër i madh dhe i ndërlikuar”, që do të ketë për synim ndaljen e rrjedhjes së naftës.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka deklaruar se ndalimi i rrjedhjes së naftës është prioriteti i tij më i lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)