20 Prill 2024

Rritet numri i viktimave nga i ftohti në Evropë

Varrshavë, 8 shkurt - Të paktën 450 viktima janë regjistruar gjatë dhjetëditëshit të fundit në Europën Juglindore, si pasojë e motit të ftohtë.

Problematike paraqitet situata edhe në shumë vende të Ballkanit. Reshjet e fundit të borës kanë bllokuar dhe izoluar rreth 80 fshatra malore në Maqedoni, ndërsa janë të bllokuar mijëra banorë. Sipas meteorologëve, temperaturat do të arrijnë në -14 gradë celcius.

Në Ukrainë termometri ka shënuar deri në - 30 gradë Celsius, ndërsa sipas autoriteteve janë regjistruar më shumë se 136 të vdekur.

Në Poloni numri i viktimave nga moti i ftohtë ka arritur në 68, në Çeki 25 persona, Bosnjë-Hercegovinë dy viktima të reja vetëm gjatë ditës së martë, ndërsa në Serbi deri tani 11 persona. Edhe Greqia është mbërthyer nga moti i ftohtë dhe reshjet e dendura të dëborës.

Ndërkaq Italia ka vendosur masa emergjente mbi bizneset për të ruajtur furnizimet me gaz teksa ngricat vazhdojnë të shtrëngojnë vendin dhe shumicën e Evropës.

Të paktën 40 viktima janë shënuar në Itali që nga fillimi i muajit, vend në të cilin parashikohet edhe një fundjavë tjetër më ngrica.

 I ftohti i acartë që ka përfshirë Europën dhe që parashikohet të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, nuk po ndalet, ndërsa ukraina mbetet vendi më i prekur përsa i përket numrit të viktimave.

Vala e të ftohtit është shtrirë edhe në vendet e Europës Perëndimore ku gjendja më e vështirë paraqitet në Francë, Gjermani dhe Britani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)