18 Prill 2024

Rritet bashkëpunimi në sektorin energjetik mes Kosovës dhe Maqedonisë

Prishtinë, 11 shkurt - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot ishte në takim me Ministrin e Ekonomisë të Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, ku diskutuan për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë si dhe thellimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Ministri Lluka shprehu interes në projektin e gazifikimit pasi hap mundësi për zhvillimin e këtij rrjeti në të dy vendet, duke theksuar se shkëmbimi i përvojave në zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë do të ishte e dobishme për të arritur qëllimet brenda përmbushjes së kërkesave të Komunitetit të Energjisë.

"Përgatitja e projekteve të përbashkëta do t'u mundësojë  dy vendeve prezantim të përbashkët para institucioneve të huaja financiare në mënyrë që të angazhohen fonde për realizimin e projekteve të përbashkëta," u shpreh ministri Lluka.

Kreu i ekonomisë Maqedone, Kreshnik Bekteshi, tha se projekt aktual ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisëështë revitalizimi i linjave 220kV drejt Kosovës.

“Në periudhën e ardhshme, projekti aktual për realizimi nga të dyja vendet është lidhja e sistemeve energjetike mes dy vendeve me revitalizimin e linjave 220 kV drejt Kosovës."

"Kjo do të nënkuptonte  edhe një lidhje tjetër me sistemet energjetike të BE-së, sepse Kosova nëpërmjet Shqipërisë do të lidhet me Italinë, që do të thotë rritjee besueshmërisë në sistemin tonë të transmetimit të energjisë elektrike”, tha ministri Bekteshi

Ndër temat e diskutuara në këtë takim ishin termocentrali i Oslomejit dhe furnizimi i saj i mundshëm me thëngjill me kalori të lartë nga Kosova, pastaj HC Çebren dhe Galishtë, si  balancues potencial në sistemet e elektroenergjetik në rajon, si dhe projektet investuese  të të dyja palëve  që nënkupton monitorimin e tranzicionit evropian të energjisë.

U diskutuan edhe mundësitë për zgjerim me projektin për sistemin e sistemit njësportel ndërsa operacionalizimi i disa prej projekteve të lartpërmendura mund të sjell edhe mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë  dhe Qeverisë së Kosovës, planifikuar të mbahet kah mesi i këtij viti.

Pas përfundimit të takimit të punës ndërmjet delegacioneve të të dy vendeve, ministri Ministri Lluka dhe ministri Bekteshi nënshkruan edhe Memorandum mirëkuptimi në fushën e energjetikës, i cili pritet të intensifikojë marrëdhëniet dypalëshe në sektorin e energjisë, duke përcaktuar fushat prioritare për bashkëpunim të tillë si sektorin e energjisë elektrike, thëngjillin, gaz natyror, burime të ripërtëritshme të energjisë, efikasitetin  energjetik , furnizim të sigurt me energji, si dhe përgatitja e projekteve të rëndësishme infrastrukturore për ndërlidhje me energji elektrike dhe gas dhe nisma të tjera projektuese.

Të dy ministrat ranë dakord që marrëdhëniet ndërfqinjësore midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë janë në nivelin më të lartë të mundshëm deri tani, të cilat duhet të shfrytëzohen për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)