28 Mars 2024

Rreth 100 milion euro investime për energji të ripërtërishme në Vushtrri

Vushtrri, 27 maj - Sot, në prani edhe të Ambasadorit të Republikës së Francës z. Didier Chabert, në zyrën e Kryetarit të Vushtrrisë, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vushtrrisë dhe Çiçavica Wind Farm 1 L.L.C (projekt i kompanisë franceze Akou Energy).

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se Projekti Çiçavica Wind Farm ka për qëllim prodhimin e energjisë së ripërtëritshme nga era. Vlera e investimit është rreth 100 milion euro.

Nga ky projekt sipas Tahirit do të përfitoj Komuna e Vushtrrisë por edhe e tërë Kosova. Projekti synon të prodhojë rreth 100 MW/h energji elektrike nga era ku në malin e Çycavicës do të vendosen deri në 17 turbina për prodhim të energjisë nga era.

Në bazë të këtij memorandumi Komuna e Vushtrrisë do të përfitojë:

- Të hyra direkte nga projekti që korrespondojnë në vlerën prej 1% të të ardhurave vjetore të projektit Çiçavica Wind Farm;

- Bursa studimi në Francë, për studentët vushtrrias dhe studentët nga e gjithë Kosova në fushën e energjisë së ripërtëritshme, ku Ambasada Franceze në Prishtinë do të angazhohet dhe do të ndërmjetësojë për këtë qëllim;

- Subvencionim të Organizatave Joqeveritare lokale për të zhvilluar turizmin energjetik në Malin e Çycavicës.

"Ky është një moment tepër i rëndësishëm për zhvillimin e Vushtrrisë dhe të Kosovës. Ne jemi të përkushtuar dhe të hapur për investitor të huaj që do të nxisin zhvillimin ekonomik të qytetit tonë".

"Ky do të jetë investimi më i madh privat në Vushtrri, ndërsa Komuna mbetet e përkushtuar që në një proces transparent të mbështes investimin", theksoi Tahiri.

Ambasadori i Francës në Kosovës z. Chabert theksoi që kompania Akou Energy është lidere në Evropë në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe ky memorandum sot tregon për seriozitetin e këtij investimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)