28 Mars 2024

Rikthehen temperaturat e larta mbi normalen

Prishtinë, 6 gusht - Nga dita e sotme rikthehen edhe njëherë temperaturat e larta mbi normalen.

Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik, ditët më të nxehta në Shqipëri janë e hëna, e marta dhe e mërkura, ndërsa temperaturat do të shkojnë deri mbi 43 gradë në hije. Pas të mërkurës, temperaturat do të shënojnë rënie graduale.

Në Kosovë, temperatura më e lartë pritet të arrij të martën ndërsa Gjilani duket se do e përjetojë më shumë se çdo qytet tjetër nxehtësinë. Temperatura maksimale në Gjilan pritet të arrijë deri ne 43 gradë celsius.

Alarmin për temperaturat e larta e ka dhënë sot edhe Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë, e cila përveç këshillave për qytetarët, ka njoftuar se spitalet janë të gatshme për sigurimin e mbrojtjes shëndetësore ndaj rritjes eventuale të numrit të pacientëve për shkak të ndikimit të temperaturave të larta.

Në Maqedoni, temperaturat pritet të arrijnë kulmin të martën, ku temperatura në Kumanovë pritet të shkojë deri mbi 43 gradë në hije ndërsa në Shkup deri në 42 gradë celsius.

PAs të mërkurës do të ketë ulje me 4-5 gradë të temperaturave, e në disa vende edhe vranësira me rreshje lokale të izoluara, por sërish temperaturat mbeten të larta.

Në këto ditë të nxehta gushti, rekomandohet që të moshuarit, të semurët kardiake dhe femijët të mos ekspozohen në diell dhe të konsumojne sa më shumë lëngje për të evituar dehitratimin e trupit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)