20 Prill 2024

Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh parashihen për dy ditë të ardhshme

Prishtinë, 6 shtator - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se mot kryesisht i ndryshueshëm dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, parashihet për këto dy ditë të parashikimit.

Kjo situatë meteorologjike me këto kushte, vjen si pasoj e depërtimit të masave të ajrit me presion të ulët atmosferike.

Në fushat termike do të kemi rënie të lehta në dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Në viset malore dhe përreth tyre temperaturat minimale parashihen të regjistrohen në kufijtë ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)