24 Mars 2019

Reshje shiu dhe bore sërish do të vijnë ditën e mërkurë

Prishtinë, 28 janar - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së gjatë këtyre pesë ditëve do të mbajë mot kryesisht i vranët.

E hëna paraqitet me kthjellime, por gjatë pjesës së dytë të ditës priten vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, kurse në viset malore fjolla të dobëta bore.

Ditët tjera parashihen me mot kryesisht të ndryshueshëm dhe jostabil. IHK ka njoftuar se reshje shiu dhe bore të cilat parashihen ta përfshijnë gjithë territorin, sërish do të vijnë ditën e mërkurë, më tej, e enjte dhe e premte parashihet me mot të qetë dhe me kushte për reshje të dobëta dhe të izoluara.

Në fushat termike, pritet të ketë ngritje, derisa në fushat barike, do të ketë rënje të dukshme, nën vlerat e normales.

Temperaturat minimale parashihen të ulen deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri në 6 gradë Celsius.

Kjo gjendje termike me vlera të larta krahasuar me ditët e fundit, është pasojë e masave të ajrit me origjinë nga juglindja dhe jugperëndimi, por që gjatë natës do të ketë vlera negative të temperaturave për shkak të stabilitetit të troposferës dhe masave të lehta verilindore.

Mëngjeset do të jenë me ngrica të cilat do të vështirësojnë qarkullimin normal të komunikacionit, por këto ngrica do të paraqesin vështirësi edhe për këmbësorët. M

jegulla do të jetë prezent në orët e para të ditës, si pasojë e ndryshimit të temperaturave dhe kalimeve fazore. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 8m/s.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj në kuadër të manifestimit qendror “Epopeja e Dukagjinit”, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. (Gllogjan, ora 10:00)

- Në 20 vjetorin e rënies së atdhetarëve Prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, Kryesia e LDK-së bashkë me Kryetarin e Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi dhe struktura të degës, bëjnë homazhe te varri i Prof. Latif Berisha. (Fshati Smrekonic, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në manifestimin shtetëror “Epopeja e UÇK-së në Dukagjin”. (Gllogjan, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin qendror në përkujtim të Betejës së Gllogjanit dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. (Gllogjan, ora 12:00)