26 Prill 2024

Rekorde të arritura në historinë e Termocentraleve të KEK-ut.

Prishtinë, 20 janar - Drejtori menaxhues i Korporates Energjetike të Kosovës, Njazi Thaqi ka thënëse kanë arritur rekorde si asnjë herë më parë në historinë e Termocentraleve të KEK-ut.

Ai ka thënë së “Njesia B2” është në punë, prodhim pa ndërpre që nga data 25 shtator i viti te kaluar me kapacitete teë plota prodhuese prej 284 MW/h energji elektrike.

Njëkohësisht dhe me 25 MW energji termike nga ku mundësohet ngrohje të kryeqytetit, Prishtinës.

"Nëse llogaritet me ditë pune, është fjala pa ndërprerje fare, kjo njesi nuk është ndalur së prodhuari mbi 110 ditë pune. Ky është një rekord që nuk është arritur asnjëherë më parë që nga lëshimi në punë para rreth 30 viteve", ka theksuar Thaqi.

Rekord tjeter sipas tij është edhe fakti që në total gjatë vitit 2018 kjo njesi ka qenë në Prodhim për plotë 11 muaj e 8 ditë, pra ka pasur vetëm 21 ditë ndalesa gjatë gjithë vitit.

"Me këto statistika kjo njesi besojmë se ka thyer rekordet e secilit termicentral tjetër në rajon dhe shtete të BE-së me më së shumti orë pune brenda nje viti. Krahasuar me termocentrale që prodhojnë energji elektrike nga thengjilli", ka vlerësuar Thaqi.

Edhe “Njesia B1”, e TC “Kosova B”, pas një remonti të suksesshëm, është me prodhim pa asnjë ndalesë nga data 13 dhjetor 2018.

Kjo njesi sipas tij është duke prodhuar po ashtu me kapacitet maksimal prej 295 MW/h energji elektrike dhe 45 MW energji termike për ngrohje të Prishtinës.

Thaqi ka thënë së edhe rezultatet në termocentralet e “Kosova A” do të befasojnë secilin profesionist të kësaj fushe nëse merret parasysh vjetëresia e tyre.

"Prodhimi i enegjisë elektrike në njesitë e “Kosova A” janë rritur për 100% krahasuar me vitin paraprak. Asnjë ramje e pa planifikuar gjatë kësaj pjese të sezones së dimrit. Pa ndërprë gjatë gjithë kohës në prodhim dhe në gjendje shumë të mirë", ka pohuar Thaqi.

Keto rezultate sipas tij janë arritur falë një angazhimi maksimal dhe kujdesi të vazhueshëm e po ashtu mirë planifikimit të investimeve.

KEK-u vazhdon të jetë në prodhim me kapacitete të plota prodhuese prej 800 MW/h energji elektrike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)