19 Prill 2024

Reçica zotohet të mbetet një krah i fortë i punëtorëve dhe punëdhënësve

Prishtinë, 22 tetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pavarur (FSP) “ElektroKosova”, të prirë nga kryetari, Ahmet Hyseni, me të cilin u bisedua rreth sfidave të kësaj sindikate e cila përfaqëson rreth 1 mijë e 500 punëtor të KEDS-KESCO.

Nga përfaqësuesit e kësaj sindikate ministri Reçica kërkoi që të jenë sa më të zëshëm rreth mbrojtjes së të drejtave dhe përmirësimit të kushteve të punës për gjithë punëtorët që janë nën ombrellën e kësaj sindikate.

Reçica tha se do të jemi gjithnjë një krah i fortë i punëtorëve dhe punëdhënësve, si dhe të pa kompromis ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë masat e rëndësishme që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.

 â€‹

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)