25 Prill 2024

Raportimet rreth ujëgrumbulluesit të deponisë së hirit në Mirash nuk janë të sakta

Prishtinë, 15 maj - Për hirë të informimit të drejtë të opinionit, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se raportimet rreth ujëgrumbulluesit të deponisë së hirit në Mirash nuk janë të sakta.

Në këtë drejtim, KEK konfirmonë se është një impianat industrial  brenda hapsirave të KEK-ut, i cili është i izoluar nga ndërveprimet me mjedisin jashtë zonës së KEK-ut.

"Për më shumë, ky impiant industrial monitorohet në vazhdimësi për sa i përket gjendjes mjedisore, dhe nuk ka asnjë evidencë të shkarkimit të ujerave nëntokësore apo në lumin Sitnica nga aty", thekson KEK.

Përndyshe sipas KEK me qëllim të ngritjes së efikasitetit të përdorimit të lëndës së parë dhe zvogëlimit të ekspozimit mjedisorë, KEK ka filluar procedurat për kthimin e të gjithë sasisë së ujit nga ky ujëgrumbullues prap në Termocentral. Si rezultat I këtij projekti, sasia e ujit në zonën e deponisë së hirit do të eliminohet në minimum.

"Ndërsa sa i përket gypit që është filmuar pa autorizim paraprak të KEK-ut (e që është rreptësishtë e ndaluar) dhe pa qëndrimin e saj, ju njoftojmë se pranë ujëgrumbulluesit të ujërave industrial gjendet një ujëgrumbullues tjetër me ujëra atmosferik me kualitet të ujit në parametra normale. "

"Prandaj, gypi i filmuar ku bëhet shkarkimi në lumin Sitnica është nga ky ujëgrumbullues i ujërave atmosferik i cili monitorohet rregullisht dhë raportet janë të disponueshme në çdo kohë për palët e interesit si Komuna, Ministria e Ambientit.etj", thekson KEK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)