19 Prill 2024

Raporti i ekspertëve përkrahë Projektin TC Kosova e Re

Prishtinë, 14 shkurt - Raporti i panelit të ekspertëve të pavarur përkrahë Projektin TC Kosova e Re me komponentët e saj, duke rekomanduar që Qeveria e Kosovës të shkojë përpara me projektin e propozuar sa më shpejt të jetë e mundur me qëllim të përmirësimit të sigurisë së energjisë elektrike dhe ndotjes së mjedisit, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

Këto komente Beqaj i bëri në një konferencë të përbashkët për media me udhëheqësin e panelit të ekspertëve Dereck Taylor pas prezantimin të raportit të panelit të ekspertëve të pavarur dhe diskutimeve me përfaqësues të shoqërisë civile të cilët paraqitën vërejtjet dhe rekomandimet e tyre lidhur me të.

Beqaj tha se përputhje me Strategjinë e Energjisë së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, Ministria e Zhvillimit Ekonomik përmes Komitetit Drejtues të Projektit TC Kosova e Re është në prag të finalizimit të Kërkesës për Propozime për Projektin në fjalë.

“Këtë e them pikërisht për faktin se Raporti i Ekspertëve të Jashtëm të angazhuar nga Banka Botërore është bazë shtesë për ne dhe analizon pikërisht këtë Projekt nga këndvështrimi i përkrahjes së projekteve të prodhimit të energjisë me bazë thëngjillin, bazuar në kriteret e parapara me Kornizën Strategjike për Zhvillim dhe Ndryshime Klimatike”, tha ai.

Kreu i MZHE-së tha se projekti i TC “Kosova e Re” me komponentët e saj, synon përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë përmes ofrimit të furnizimit bazë dhe të sigurt me energji elektrike nga burimet vendore dhe furnizim të mjaftueshëm me  lignit nga Mihja e Sibovcit, duke trajtuar edhe ndikimet tjera. Kjo do të realizohet përmes ndërtimit të dy blloqeve të reja me kapacitet prej 2x300MË (TC Kosova e Re), rehabilitimit të njësive gjeneruese ekzistuese (TC Kosova B) dhe hapjes së Minierës së Re.

Sipas tij, nga aspekti i konkurrencës, Projekti trajtohet në kuadër të Modelit të Tregut të Energjisë Elektrike, model i cili ofron një treg konkurrues të energjisë elektrike në Kosovë dhe po ashtu merr parasysh edhe mundësitë ekzistuese gjeneruese në Kosovë dhe ky model ka për qëllim tërheqjen dhe lehtësimin e investimeve, rritjen e sigurisë së furnizimit dhe promovimit të rritjes ekonomike.

Sa i përket ndikimit në tarifa, ministri Beqaj tha se sipas legjislacionit aprovimin e tarifave e bën Zyra e Rregullatorit të Energjisë, të cilat duhet të kenë kosto të reflektuar. Kjo nënkupton se tarifa duhet të reflektojë investimet e reja por ato nuk do ti tejkalojnë çmimet e rajonit për shkak se energjia elektrike në Kosovë do të bazohet në djegie me linjit dhe kosto nuk do të jetë e lartë.

Ministri Beqaj nënvizoi se Qeveria një vëmendje të posaçme i kushton edhe aspektit social dhe mjedisor duke premtuar se do të marrë në konsideratë rekomandimet e palëve të interesuar lidhur me këto çështje.

Nga ana e tij, drejtuesi i panelit të pavarur të ekspertëve, Dereck Taylor tha se projekti i TC Kosova e Re përmbush gjashtë kriteret e Bankës Botërore për marrjen në konsideratë të projekteve të gjenerimit të energjisë nga thëngjilli dhe ka dhënë një numër rekomandimesh specifike për Qeverinë.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës dëshiron të sigurojë energji adekuate, të besueshme, duke gjetur në të njëjtën kohë një mënyrë për të dekomisionuar TC “Kosova A” e cila është shumë ndotëse, dhe BB do t’i ndihmojë Kosovës të gjej një zgjidhje të balancuar për mungesat e energjisë.

Ai tha se Kosova ka nevojë për kapacitete të reja gjeneruese dhe projekti i termocentralit Kosova e Re për momentin është zgjidhja më optimale e cila duhet të shoqërohet edhe me alternativa tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)