28 Mars 2024

Qeveria nuk ka nda 15 milionë euro për të mbuluar shpenzimin e rrymës në veri

Prishtinë, 28 shkurt -  Ministria e Financave dhe Transfereve njofton publikun se nuk është i vërtetë lajmi, i cili po qarkullon nëpër disa portale kosovare, rreth ndarjes së shumës prej 15 milionë euro nga Qeveria e Kosovës për të mbuluar shpenzimin e rrymës në veri të Kosovës.

Për korrektësi ndaj publikut, Ministria e Financave dhe Transfereve gjatë procesit të draftimit të buxhetit për vitin 2020 është duke shqyrtuar mundësinë e përkrahjes buxhetore të KOSTT-it.

Kjo ndarje buxhetore  do të siguronte që sistemi elektro-energjetik i Kosovës të mos shkaktoj devijime ndaj sistemit evropian, gjë që është parakusht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, përkatësisht pavarësimin energjetik të Kosovës nga Serbia.

Pavarësimi energjetik i Kosovës do të mundësoj kontrollin e kufijve energjetik të Kosovës (linjat ndërkufitare të transmisionit me vendet fqinje) nga ana e KOSTT, dhe do të mundësonte bashkimin e tregut të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë (duke përfshirë vendosjen në operim të linjës 400kV Kosovë-Shqipëri dhe operimin e bllokut rregullues Kosovë-Shqipëri), gjëra të cilat  do të sjellin përfitime financiare për konsumatorët e Kosovës.

Njëherësh, kërkojmë nga portalet që para se të publikojnë lajme, të konsultohen për vërtetësinë e lajmit me Zyrën për Komunikim Publik në Ministrisë së Financave dhe Transfereve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)