20 Prill 2024

Qeveria miraton shpronësimin e pronave në Hade dhe Shipitullë

Prishtinë, 11 gusht - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 152-tën me radhë.

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës, zona kadastrale Hade dhe Shipitullë, Komuna e Obiliqit.

Në arsyetimin e kësaj pike, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, tha se sipas propozimit të Departamentit të shpronësimit, Qeveria e Republikës së Kosovës më datën 21.07.2017, ka miratuar vendimin nr. 05/150 për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore, eksploatimit të  thëngjillit për prodhimin e energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës, KEK sh.a., zona kadastrale Hade dhe Shipitullë, Komuna e Obiliqit.

“Departamenti i shpronësimit pranë ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pasi ka konstatuar përmbushjen e dispozitave ligjore 8, 4, 9, 10, të Ligjit për Shpronësimin e Pronave të Paluajtshme kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendimin ekzekutiv, me të cilin miratohet vendimi preliminar për ligjshmërinë e procesit të shpronësimit për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore, zona kadastrale Hade dhe Shipitullë, Komuna e Obiliqit, sipas tabelës së bashkëngjitur të këtij vendimi."

"Materiali i propozuar me të cilin kërkohet që të shqyrtohet dhe të nxjerrët vendim nga Qeveria e Republikës së Kosovës është në harmoni dhe në përputhje të plotë me nenin 19 të Rregullores së punës të Qeverisë së Kosovës nr. 09/2011 dhe kërkoi që të miratohet”, tha ministri Shala.

Kryeministri Mustafa, lidhur me këtë tha se është një proces për të cilin të dy ministritë, veçmas ajo e Mjedisit, por edhe ajo e Zhvillimit Ekonomik e kanë koordinuar me KEK-un.

“Procedurat janë kryer në ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Unë mendoj se me këto procese ne mund të krijojmë kushte ligjore që të veprohet në terren dhe të evitohet problemi i krizës për të cilën është folur mjaft shumë, sa i përket sigurimit të thëngjillit për prodhimin e energjisë elektrike dhe unë falënderoj ministritë që e kanë kryer punën e vet, por edhe menaxhmentin e KEK-ut në proceset e fundit që i ka bërë."

"Do të ishte mirë që në përfundimet e sotme të konstatojmë që poashtu duhet të merret parasysh neni 15 i Ligjit për Shpronësime në procedurat e mëtutjeshme dhe që janë kushtet me të cilat ne e aprovojmë këtë vendim preliminar, organet t’i zhvillojnë procedurat sipas këtij vendimi preliminar dhe të vijmë deri të vendimi përfundimtar, në kohën e caktuar ligjore”, tha kryeministri Mustafa, duke shtuar se qëllimi themelor sot ka qenë që të merret ky vendim, në mënyrë që t’i zëmë afatet, sepse ashtu siç janë zotuar ministritë edhe e kanë përmbush detyrimin e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)