29 Mars 2024

Qeveria miratoi rekomandimet e Komitetit të TC “Kosova e Re”

Prishtinë, 9 gusht - Në mbledhjen e saj të 138-të, të rregullt, Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-Vendimin për aprovimin e Rekomandimeve të Komitetit Drejtues për Projektin e TC “Kosova e Re” për projekt-kërkesën dhe projekt kontrata përcjellëse për realizimin e këtij projekti.

Kabineti Qeveritar është njohur me një informatë për aktivitetet diplomatike të Qeverisë së Kosovës gjatë procesit të miratimit të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe pas shpalljes së këtij mendimi.

Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar në fjalën e tij të hapjes se pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovës po përmbyllet suksesshëm. Tashmë, Kosova ka përmbushur mase nëntëdhjetë për qind të obligimeve që dalin nga Pakoja e Ahtisarit, dhe është e gatshme të ecë përpara në proceset e integrimeve euroatlantike, ka thënë kryeministri Thaçi.

Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka njohur kabinetin qeveritar me aktivitetet diplomatike në procesin e miratimit të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe pas shpalljes së këtij mendimi. Ai ka theksuar se mendimi i GJND-së ka qenë plotësisht në përputhje me prezantimin e argumenteve para kësaj gjykata nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Në vazhdim ministri Hyseni është ndalur në debatet e kohës s fundit për iniciativën e Qeverisë së Kosovës për ndërrimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka vlerësuar se zërat se mendimi i GJND-së me mendimin e vet për pavarësinë e Kosovës e ka shfuqizuar Rezolutën 1244, janë interpretim diletant dhe në dëm të nismave pozitive për Kosovën.

Ndërrimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB është i domosdoshëm dhe rezoluta e re duhet të reflektojë gjendjen faktike në Kosovë dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Rezoluta e re do të shënonte edhe fundin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Qeveria ka miratuar edhe  Rekomandimet e Komitetit Drejtues për Projektin e TC “Kosova e Re” për projekt-kërkesën dhe projekt kontrata përcjellëse për realizimin e këtij projekti. Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se pas një debati të gjatë dhe shterues, është koha kur duhet të kalohet ne veprime konkrete për realizimin  projektit për TC “Kosova e Re”.

“Projekti për Termocentralin “Kosova e Re” është një projekt që do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, do të gjenerojë vende te reja pune dhe do të stimulojë investitorët në Kosovë”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula Shiroka, ka njohur kabinetin qeveritar me marrëveshjet që do të ofrohen për realizimin e projektit. Në vijim do të diskutohet edhe pjesëmarrja e Qeverisë së Kosovës në këtë projekt. Ajo ka theksuar se pjesëmarrja e Qeverisë së Kosovës në komponentin e prodhimit të energjisë është propozuar që të jetë nga 25 deri në 30 për qind, ndërsa në komponentin e eksploatimit të linjitit deri në 49 për qind.

Projektkontratat përcjellëse të projektit për TC “Kosova e Re” do të ju dërgohen investitorëve për komente. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)