19 Prill 2024

Qeveria kritikon KEDS-in dhe KEK-un për reduktimet e ashpra të energjisë elektrike

Prishtinë, 23 nëntor - Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i përcjellë me shqetësim reduktimet e ashpra të energjisë elektrike në vend.

"Është zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja e KEDS dhe KEK në këto ditë të para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike", thekson qeveria.

Qeveria e Republikës së Kosovës deklaron se është i papranueshëm fakti, që KEDS-i dhe KEK-u nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta.

Menaxhmenti i KEDS-it dhe KEK-ut duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar.

Drejtuesit e KEK-ut dhe KEDS-it e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)