16 Janar 2019

Qendra e Trajnimit të KEK-ut, mundësi për aftësim profesional

Prishtinë, 19 tetor - Qendra e Trajnimit të KEK-ut është hapur në vitin 2005, gjatë këtyre viteve në këtë Qendër janë aftësuar dhe trajnuar punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës, mirëpo me ngritjen e kapaciteteve tani ofron trajnime edhe për të gjithë të interesuarit jashtë KEK-ut.

“Qendra e trajnimeve ofron shumëllojshmëri të trajnimeve të cilat janë jashtëzakonisht të kërkuara, aftësimi për makineri të rënda, elektrike, saldim, mekanike dhe pneumatike janë vetëm disa nga trajnimet që ofron kjo qendër."

"Qendra e Trajnimit të KEK-ut, për këto drejtime posedon laborator profesional të cilët janë të vetmit në rajon, kjo qendër gjithashtu ka trajnerë të certifikuar dhe licencuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare."

"Si rrjedhojë, përveç certifikatave që i lëshon qendra, me kërkesë të kandidatëve ata mundë të pajisen edhe me certifikata të njohura ndërkombëtare”. theksoj zëdhënës i KEK-ut, Skënder Bucolli.

Kjo qendër ka disa laboratorë të fushave të ndryshme të cilat janë të kompletuar me pajisje adekuate, për të bërë të mundur implementimin sa më të suksesshëm të trajnimeve.

Në Kosovë ka shumë fabrika të vogla që merren me  hidraulikë dhe pneumatikë, mirëpo fatkeqësisht nuk ka mjaftueshëm njerëz që merren më këto lëmi.

Prandaj, kjo qendër është mundësi e mirë për ngritjen profesionale bazuar në praktikat më të mira rajonale dhe ndërkombëtare për të punuar me hidraulikë dhe pneumatikë” tha Elmi Konjusha, Ekspert i Lartë për trajnime teknike .

Pjesëmarrësit e këtij trajnimi u shprehen se janë shumë të kënaqur nga aftësimi që kanë marrë nga ky trajnim dhe tani ndihen të sigurt në vendin e tyre të punës.

Përfaqësuesit e KEK-ut iu bëjnë thirrje të gjithë të interesuarve që ti drejtohen kësaj Qendre për një aftësim dhe kualifikim me standardet më të larta ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 janar 2019 - Banorët e lagjes Makolli nga fshati Cikatovë protestojnë para Gjykatës Themlore në Drenas në mbrojtje të çdo vendimi që merr gjykata në dem të familjes Makolli. (Para Gjykatës Themelore në Drenas, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve, në tri institucione te Qeveria, Kuvendi, si dhe te Presidenti. (Qeveria e Kosovës, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e komunës së Lipjanit. (Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Vëllezërit Frasheri” në Lipjan, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 10:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e çerdhen e komunës së Lipjanit. (Objekti i çerdhes se Lipjanit, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Punimi i Politikave “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të Podujevës dhe Suharekës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Prizrenit mban konferencën për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë  para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Protesta do të fillojë nga Bibloteka Kombëtare, ora 13:00)