04 Gusht 2020

Punëtorët e KEK-ut në grevë dyorëshe, kërkojnë rritje pagash

Prishtinë, 22 shkurt –  Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës nga ora 10 deri ne orën 12 kanë mbajtur një grevë dyorëshe për shkak të anashkalimit nga instancat më të larta të vendit dhe menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës për plotësimin e kërkesave të tyre.

Njëra nga kërkesat kryesore e punëtorëve të KEK-ut është ngritja e pagave në mënyrë lineare për të gjithë të punësuarit, kushte më të mira për punë dhe kërkesa tjera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)