19 Prill 2024

Punëtorët e KEK-ut bëhën më sigurim shëndetësor

Prishtinë, 2 maj - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të gjithë punëtorët aktual te KEK-ut tash e tutje do të kenë sigurim shëndetësor si pjese e përfitimeve te mbuluara nga punëmarrësi.

Kjo është arritur pasi KEK ka nënshkruar kontratën me kompaninë Siguria për ketë shërbim.

Kjo kompani kosovare ka fituar në tenderin e hapur për këtë çështje duke ofruar çmimin më të lirë. Lista e sigurimit përfshinë një gamë të gjerë të shërbimeve shëndetësore.

“Ne jemi të përkushtuar dhe në vazhdimësi kemi përmirësuar kushtet e punëtorëve. Edhe kontrata e sotme është një indikator që tregon se të gjithë punëtorët e korporatës do të kenë një jetë më të mirë, më të lehtë dhe më të begatë.\"

\"Kushtet e punëtorëve do të vazhdojnë të përmirësohen edhe në të ardhmen pasi paraqesin një nga segmentet kryesore të orientimit të KEK-ut”, tha Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK-ut.

Përfaqësuesit e kompanisë “Siguria” janë zotuar se do ta respektojnë kontratën pikë për pikë. “E falënderojmë KEK-un për vlerësim fer dhe korrekt, sikurse për besimin që tregon në vazhdimësi për bizneset kosovare”, tha Drejtori i kompanisë Siguria, Rrahim Pacolli.

KEK është punëdhënësi më i madh në vend dhe deri tash ka mbuluar me mjete vetanake të gjitha lëndimet në vendin e punës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)