28 Mars 2024

Publikohen Statistikat e Energjisë për shtator 2022

Prishtinë, 22 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë. Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore për muajin shtator të vitit 2022.

Në muajin shtator të vitit 2022, prodhimi bruto nga termocentralet i energjisë elektrike ishte 460.04 GWh, prodhimi bruto nga hidrocentralet e energjisë elektrike ishte 9.03 GWh. dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare e energjisë elektrike ishte 35.75 GWh.

Gjatë muajit shtator të vitit 2022,  energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 454.52 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 314.96 GWh, ose 6.1% më i vogël me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 14.22%.

Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2022 ishte 273.26 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 323.55 GWh (këtu është i përfshirë edhe transmisioni).

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 8.44 mijë ton, ose 57.22%  më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Energjisë për muajin Korrik 2022, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/energjia



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)