19 Prill 2024

Protestuesit: Ndal hajninë se e shkatrruat shtetin

Prishtinë, 22 mars - Qytetarët e Organizuar kanë protestuar serish sot me fishkëllima filikaçash, parulla të ndryshme, për të kundërshtuar fryrjen e faturave të janarit dhe shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Grupi i Qytetarëve të Organizuar u janë janë bashkuar edhe organizatat joqeveritare, organizata e studentëve, subjektet politike, sindikatat dhe grupet e artisteve.

Protesta ka përfunduar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës përderisa qytetarë të shumtë i janë bashkuar përsëri protestës së fundit.

Njëri prej organizatorëve të protestës, Yll Rugova ka thënë se shoqëria kosovare është sot në shesh për të denoncuar hajnin që po ndodh jo vetëm në KEK por dhe në institucionet e tjera administrative dhe qeveritare.

Ai ka thënë se kjo shoqëri ka ditur të organizohet edhe në momente më të vështira sesa ato që janë sot dhe do të vazhdojnë protestën kundër kësaj hajnie, siç tha ai, të qeveritareve të Kosovës.

“Këto janë protesta e para që janë bërë për shkak se na është vjedhur në xhep. Është zhurma ajo që këta njerëz nuk kanë me na vjedh më dhe vetëm në këtë mëmnyrë mund të ndalen, pra me zhurmë. Hajnitë nuk janë vetëm në KEK, janë edhe tek uji, hajnia është gjithkund dhe ata po vazhdojnë të na vjedhin sistematikisht”, ka thënë Ylli.

“Europa në anën tjetër i shfrytëzon ata. Ajo kërkon nga ata që të ndërtojnë një sistem antidemokratik sepse ky fenomen ekziston në themelet në vendet pa zhvilluara. Shoqëria kosovare është e hutuar nga politikanët e korruptuar. Korrupsioni është mentaliteti i politikës, korrupsioni është mënyra e jetës së politikanëve tonë”, ka thënë ndër të tjera Rugova.

Sipas, Rugovës shkarkimet e fundit nuk zgjedhin asgjë në KEK sepse asnjë njëri prej tyre nuk është dënuar ashtu si duhet, andaj kjo është arsyeja se pse protestat do të vazhdojnë.

“Ne shpresojmë se në fund do të bashkohen protestë edhet tjerë që të politikanët të japin llogaridhënie për qytetarët sepse n nuk jemi budallenj që ta shkatërrojmë shtetin ne jemi për me e zhvillu shtetin sidomos dhe këtë do të bëjmë edhe me zhurmë”, tha ai.

Kurse, Agim Zogiani nga organizata “Qohu” tha se shumica e ministrave që janë sot në Prishtinë erdhën pas asnjë dysh në xhep.

“Ata nuk kishin as fabrika dhe as asgjë por më vonë u bën milionera”, tha Zogiani.

Qindra, mijëra qytetarë janë mbledhur sot në një protestë kundër KEK-ut, përderisa të njëjtit njerëz, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të tjerë janë mbledhur për të protestuar kundër fryrjes së faturave të energjisë elektrike, një ngritje të cilën e konstatoi edhe Zyra e Regullatorit të Energjisë Elektrike dje.

Në protestë edhe sot kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqërive të ndryshme civile ashtu sikurse në protestën e kaluar.

Portestuesit janë duke marshuar drejt ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës përderisa po brohorasin parulla si “Hashim hajni”, “Europa nuk donë hajna”, dhe parulla të tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)