19 Prill 2024

Protestuesit hedhin 50 poça elektrik në drejtim të KEK-ut

Prishtinë, 26 shkurt - Grupi i qytetarëve të organizuar kanë mbajtur edhe sot protesta e faturave të larta të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) si dhe kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Në protestën e sotme qytetarët kanë hedhur 50 poça elektrik në drejtim të KEK-ut.

Organizatorët e protestës kanë thënë se ky akt së bashku me brohoritjet janë përkujtim për KEK-un dhe të gjitha insitucionet e ndërlidhura që qytetarët mbesin përpara dyerëve të kësaj korporate duke pritur përgjigje.

Ata kanë akuzuar drejtuesit e KEK-ut dhe ata të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik se po vjedhin qytetarët. Protestuesit nuk janë pajtuar me hapat e deritashëm të ndërmarrë nga KEK-u.

Ata kanë kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që t’i kryejë më shpejtë hetimet e nisura ndaj korporatës. Organizatorët kanë ftuar të gjithë qytetarët që të dalin edhe të mërkurën dhe ditëve tjera në vijim për të protestuar ndaj faturave të shtrenjta të energjisë.

Sipas protestuesve ndaj qytetarëve kanë vazhduar shkyqjet me gjithë paralajmërimet që një gjë e tillë nuk do të ndodhë, kjo është raportuar edhe nga protestuesit e pranishëm.

Nga qytetarët e pranishëm sot në protestë përsëri është kërkuar që me protesta të vazhdohet çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave.

Andaj edhe njëherë ftojmë sindikatat, grupet e ndryshme shoqërore dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në protesta.

Ata qytetarë që nuk kanë mundësi të vijnë në Prishtinë për të protestuar para selisë qendrore të KEK-ut, le të mblidhen pranë zyrave të KEK-ut nëpër vendbanimet e tyre. Muaji mars po afrohet, faturat e reja me çmimet e çrregullta po vijnë, qytetarët kërkojnë përgjegjësi për fryrjet dhe çrregullimet e faturave.

Hapat e mëtutjeshëm të protestuesve do të jenë në përputhje me veprimet e institucioneve dhe KEK-ut rreth çështjes së ngritur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)