25 Prill 2024

Protestuesit djegin një faturë gjigante të KEK-ut

Prishtinë, 27 shkurt - Grupi i Qytetarëve të Organizuar në protesta kundër faturave të larta dhe shtrenjtimit të energjisë elektrike në protesten e sotme kanë vlerësuar se nëse qytetarët nuk paguajnë fatura atëherë KEK-u le të ankohet për secilin individualisht.

Kjo edhe ishte ideja prapa aktit të djegies së faturës gjigante para dyerve të KEK-ut në protestën e sotme.

Sot, po asthu është bllokuar edhe rruga nga qindra protestues që vazhdojnë të jenë të indinjuar me fryrjene faturave, shkyçjen e qytetarëve dhe mashtrimet tjera që kjo korporatë është duke bërë.

Yll Rugova organizator ka thënë se kërkesat e protestuesëve vazhdojnë të mbesin të njejta, kurse për një organizim më madhështor protesta e ardhshme po paralajmërohet me datën 6 mars 2013.

Protesta e ardhshme do të jetë gjithë popullore dhe do të ftohet të gjitha organizatat joqeveritare, partitë politike, grupet e interesit, sindikatat dhe të gjithë qytetarët e prekur dhe të tjerë që sa më masivisht të përkrahin kërkesat e qytetarëve të shprehura në protestat e deritanishme dhe të ndihmojnë me organizim e protestës së ardhshme.

Korporata Energjetike e Kosovës sipas Rugoves po vazhdon me shkyçjet edhe përkundër premtimeve që një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kjo korporatë sipas tij po fton qytetarët të ankohen, kurse ankesat gjatë muajve e viteve të mëparme ose i ka neglizhuar ose i ka kthyer prapa si të rregullta (sipas deklaratave nga vetë qytetarët).

Qytetarët sot protestojnë sepse nuk besojnë që ankesat brenda KEK-ut mund të zgjidhin diçka. Qytetarët kërkojnë sa më parë përgjigje nga institucionet relevante. Qytetarët kërkojnë që t’u kthehen paratë dhe fajtorët të marrin dënimin që u takon.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)