29 Mars 2024

Promovohet raporti “Gjendja e Mjedisit në Kosovë-2008

Prishtinë, 23 dhjetor - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, promovoi sot Raportin “Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010”.

Raporti “Gjendja e Mjedisit në Kosovë-2008-2010” ofron të dhëna për presionet në mjedis sipas sektorëve, për shkruan gjendjen aktuale mjedisore dhe ndikimin e kësaj gjendjeje.

Trajton në një masë politikat e ndjekura për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit si dhe angazhimin e institucioneve qeveritare, joqeveritare dhe të shoqërisë në përgjithësi për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në vendin tonë.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Dr. Bujar Bukoshi, në fjalën e  tij tha se ky është një Raport që ka një rëndësi të veçantë, sepse pasqyron gjendjen e mjedisit në vendin tonë.

\"Mbrojtja dhe kujdesi ndaj mjedisit ndërlidhet edhe me zhvillimin ekonomik, prandaj gjeneratave të ardhme ua kemi borgj që t’ua sigurojmë një mjedis sa më të pastër\", tha në fjalën e tij Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Dr. Bujar Bukoshi.

Zëvendësministri i MMPH-së, Ilir Mirena tha se është e ditur se qëllimi primar i këtij Raporti është raportimi për gjendjen  reale të mjedisit në Kosovë dhe informimi i publikut të gjerë me problemet mjedisore, mirëpo njëkohësisht përmes këtij Raporti prezantohet edhe angazhimi i institucioneve qeveritare për zbatimin e politikave adekuate mjedisore  për përmirësimin e gjendjes së mjedisit.

“Meqenëse jemi në prag të Vitit të Ri, shfrytëzoj rastin të shprehë përkushtimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë që edhe në vitin 2012, krahas plotësimit të legjislacionit mjedisor dhe transpozimit të plotë të tij me politikat e Bashkimit Evropian, ne do të angazhohemi edhe në parandalimin e shfrytëzimit të pakontrolluar të resurseve natyrore, zgjerimin e rrjetit të zonave të mbrojtura, menaxhimin më efikas të resurseve ujore, planifikimin e qëndrueshëm urban, menaxhimin e avancuar të mbeturinave dhe forcimin e inspektimit mjedisor”, tha Mirena.

Hartimi i Raportit për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë, është bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe sipas nenit 25 të këtij Ligji Qeveria e Republikës së Kosovës , me propozim të Ministrisë së Mjedisit, i paraqet Kuvendit të Kosovës Raport për Gjendjen e Mjedisit në Republikën e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)