20 Prill 2024

Procesi i privatizimit të Distribucionit po shkon sipas planit

Prishtinë, 24 qershor - Procesi për privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit të KEK-ut, është duke shkuar sipas agjendës së paraparë. Kompanive të parakualifikuara, Elseëedy, Çalik, Limak dhe TAIB Bank, ju është ofruar qasje në “Dhomën e të dhënave” (Dataroom) ku kanë filluar marrjen e të dhënave nga sektori i Distribucionit dhe Furnizimit të KEK-ut.

Nëpër mjet një komunikate Ministria e Zhvillimit ekonomik, njofton se në bazë të këtyre të dhënave, këto kompani kanë filluar studimet e tyre (Due Diligence) të nevojshme mbi gjendjen e KEDS. Në këtë mënyrë kompanitë e parakualifikuara krijojnë një bazë esenciale informative që do të ju ndihmojë në përgatitjen më të detajshme dhe cilësore të ofertave për blerje.


“Gjithashtu, kësaj “Dhome të të dhënave” do t’i shtohen edhe disa dokumente të cilat u janë prezantuar për lexim dhe shqyrtim Grupit Qeveritar për Projektet e Energjisë (GQPE)”, thuhet në komunikatës së MZHE-së.

Ky grup përbëhet nga përfaqësues kompetentë dhe ekspertë nga KEK, KOSTT, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Njësia për Partneritet Publiko-Privat (PPP) dhe përfaqësues profesional të deleguar nga Ministritë që përbëjnë Komitetin Qeveritar të Privatizimit, i cili është formuar enkas për analizimin e dokumenteve kyçe të projekteve të privatizimit të KEDS dhe Kosova e Re.

GQPE u janë prezantuar dokumentet; Memorandumi i Informatave, dokumenti mbi Metodologjinë e Tarifës, si dhe dokumenti tjetër, që parasheh Marrëveshjen e Furnizimit me Energji Elektrike, midis kompanisë së ardhshme private (KEDS) me pjesën e mbetur të KEK (gjeneruesit dhe mihjet). Komentet dhe vërejtjet e këtyre  përfaqësuesve janë marrë parasysh dhe përfundimisht do të inkorporohen në dokumentet e ardhshme që pritet të marrin formën finale në fund të muajit qershor.

Sipas dinamikës së paraparë kohore, Komisioni Qeveritar i Privatizimit, përmes Njësisë për Implementimin e Projektit (NjIP) të privatizimit të KEDS, Këshilltarit të Pavarur Deloitte Counsulting LLP dhe Këshilltarit të Transaksionit IFC (International Finance Corporation, Ëorld Bank Group), është duke përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të shpallur thirrjen për tenderim.

Pas kësaj faze, kur te pranohen ofertat e kompanive të parakualifikuara, do të bëhet edhe përzgjidhja e ofertës më të mirë dhe të favorshme.

Procesi i privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit të KEK, pritet të përmbyllet deri në fund të këtij viti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)