19 Prill 2024

Problemet teknike detyrojnë ndaljen e prodhimit të Bllokut “B2”

Prishtinë, 29 tetor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur së sot nga orët e pasdites është duke u ballafaquar me disa probleme të theksuara teknike të paraqitura në Termocentralin “Kosovës B”.

"Përkundër përpjekjeve maksimale dhe një mobilizimi të përgjithshëm të ekipeve profesionale dhe menaxheriale, jemi të detyruar që në orën 00:00 të aplikojmë ndaljen e njësisë “B2” në mënyrë që të evitojmë pasojat eventuale si rezultat i këtyre problemeve", thekson KEK.

Sipas analizave teknike në situatën e krijuar sipas KEK është e pashmangshme ndalja e kësaj njësie përkundër përpjekjeve të shumta të ekipeve që janë angazhuar për t’i sanuar këto defekte.

Ndryshe sipas KEK-ut i gjithë stafi teknik dhe profesional janë të mobilizuar që të rregullohen sa me shpejt këto probleme dhe sa më parë të kthehet në prodhim “Blloku B2”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)