19 Prill 2024

Privatizimi i KEDS në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare

Prishtinë, 15 prill - Ombudsmani i Bankës Botërore, vlerëson se IFC dhe privatizimi i KKDFE është në pajtueshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare.

Ky vlerësim i Këshilltarit për Ankesa dhe Ombudsmanit të Bankës Botërore CAO me seli në New York, vjen pas shqyrtimit me kujdes të ankesave nga një grup kosovar të shoqërisë civile lidhur me projektin e privatizimit të Kompanisë së Re të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KKDFE), duke konkluduar se IFC në këtë projekt është në pajtueshmëri me procedurat e aplikueshme dhe standardet ndërkombëtare.

Çështja dhe procesi i vlerësimit të CAO tashmë konsiderohet i mbyllur.

Ky vlerësim konfirmon se proceset e privatizimit të cilat janë duke u udhëhequr nga Qeveria e Republikës së Kosovës bazohen në ligjet vendore dhe standardet më të larta ndërkombëtare dhe edhe një herë vërteton përcaktimin e Qeverisë për respektimin e plotë të ligjshmërisë dhe transparencës në proceset e ndryshimeve strukturore në ekonominë e vendit.

IFC është kontraktor i Qeverisë së Kosovës, në cilësi të Këshilltarit të Transaksionit në procesin e privatizimit të KKDFE, qysh nga nëntori i vitit 2009, kur edhe ka filluar procesi i privatizimit të KKDFE.

Ky proces pritet të përmbaroj gjatë majit të këtij viti kur edhe do të bëhet transferimi i KKDFE  te konzorciumi fitues Kosovo Çalik Limak Energy. IFC pritet të jetë e angazhuar edhe gjatë procesit të post privatizimit të KKDFE, me një mandat, jo më të shkurtë se 1 vjeçar.

Qeveria e Kosovës vlerëson angazhimin shoqërisë civile në këtë proces, duke konsideruar se ka pasur ndikim pozitiv në avancimin e procesit të privatizimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)