24 Mars 2019

Pritet stabilizimi i furnizimit me energji elektrike për qytetarët e Rahovecit

Rahovec, 10 gusht - Sot me 10 gusht 2018, në ora 10:26 ka ndodhur një lidhje e shkurtë në largpërçuesin e tensionit të lartë 110 kV, LP 1809 që lidhë Nënstacionet NS 110/35/10 kV Rahoveci me NS 220/110 kV Prizreni 2 me ç’rast kanë reaguar mbrojtjet dhe si pasojë ka dalë nga puna ky largpërçues si dhe NS Rahoveci ka mbetur pa tension.

Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a kanë dalë menjëherë në terren ku po punohet intenzivisht dhe eliminimi i defektit të paraqitur si dhe stabilizimi i furnizimi me energji elektrike për qytetarët e rajonit të Rahovecit pritet rreth orës 15:00.

NS 110/35/10 kV Rahoveci është i vetmi nënstacion në Sistemin Transmetues që në anën 110 kV furnizohet në mënyrë radiale.

Komisioni i ekspertëve të KOSTT do të analizojë shkaqet e paraqitjes së lidhjes së shkurtër në rrjetin transmetues dhe do të bëjë raportimet përkatëse në pajtim me Kodin e Rrjetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj në kuadër të manifestimit qendror “Epopeja e Dukagjinit”, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. (Gllogjan, ora 10:00)

- Në 20 vjetorin e rënies së atdhetarëve Prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, Kryesia e LDK-së bashkë me Kryetarin e Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi dhe struktura të degës, bëjnë homazhe te varri i Prof. Latif Berisha. (Fshati Smrekonic, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në manifestimin shtetëror “Epopeja e UÇK-së në Dukagjin”. (Gllogjan, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin qendror në përkujtim të Betejës së Gllogjanit dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. (Gllogjan, ora 12:00)