25 Prill 2024

Prishtina në aksion pranveror për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme

Prishtinë, 29 mars - Në kuadër të politikave për një qytet sa më të pastër, Komuna e Prishtinës përmes kompanisë së kontraktuar “Pastrimi” organizon aksionin pranveror për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.

Aksioni do të zhvillohet 5 ditë, në 5 zona të ndryshme të qytetit, si në vijim:

1)      09.04.2018 e hëne – Mati 1; Matiqan; Bregu i Diellit; Lagjja e Spitalit, Aktash; Muhaxherëve; Velania; Vellusha;

2)      10.04.2018 e marte – Medrese; Gjinaj; Taslixhe; Bledi; Vreshta; Qamëria;

3)      11.04.2018 e mërkure – Kalabri; Qendër; Dardani; Lakrishte; Ulpianë; Hajvali;

4)      12.04.2018  e enjte – Kodra e Trimave;

5)      13.04.2018  e premte – Arbëri; Tophane.

Qytetarët obligohen që në lagjet e caktuara, sipas datave, t’i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre. Ose, në periudhën kohore nga 9 deri më 13 prill, t’i sjellin ato vet në kompaninë “Pastrimi”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)