18 Prill 2024

Prezantohet themelimi i Fondit për Efiçiencë të Energjisë

Prishtinë, 19 shtator - Shefja e Zyrës se Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, së bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, do të marrin pjesë në një konferencë me kryetarët e komunave të të gjitha komunave të Kosovës, lidhur me zbatimin e Ligjit të ri për Efiçiencën e Energjisë dhe themelimin e Fondit për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë.

Kryetarët e komunave do të marrin informacion mbi aktivitetet e Qeverisë dhe një projekt të financuar nga BE-ja që mbështesin zbatimin e Pakos së Energjisë 3.

Praktikat më të mira të BE-së në menaxhimin e energjisë komunale do të prezantohen nga folësit ndërkombëtarë nga Konventa e Kryetarëve të Bashkive të BE-së, Komunitetit të Energjisë dhe qytetit të Freiburgut, Gjermani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)