29 Mars 2024

Prezantohet inventari i gazrave serë

Prishtinë, 22 qershor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe përkrahjen financiare të qeverisë së Çekisë, kanë iniciuar inventarizimin e emetimit të gazrave serë në Kosovë.

Ky Inventar iu dorëzua zyrtarisht sot MMPH-së dhe Agjencisë Kosovare për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AKMM) që operon në kuadër të kësaj Ministrie.

Në prani te Zëvëndës Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Shpëtim Rudi, Ambasadorit të Republikës Çeke, Jiri Dolezel, Kryeshefit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina, Koordiantores së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së, Osnat Lubrani, zyrtarëve të tjerë të Ministrisë dhe përfaqësuesve të institucioneve relevante, ekspertët çek nga Charles University në Pragë  prezentuan inventarizimin inicial të gazrave serë në Kosovë.

Inventari i Gazrave Serë (GS) është një mekanizëm për të regjistruar dhe monitoruar emetimet e gazrave serë dhe ajo është zhvilluar nga një ekip i ekspertëve nga Universiteti Charles në Pragë, përkrahur nga UNDP dhe MMPH me mbështetjen financiare të qeverisë çeke.

Edhe pse Kosova nuk e ka nënshkruar Protokollin e Kiotos, ajo është e angazhuar për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga kjo marrëveshje ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe inventarizimi i gazrave serë është një prej tyre.

Prej sot Inventari do të menaxhohet nga AKMM-ja e MMPH-së dhe do të përdoret për raportim organeve të brendshme dhe të jashtme, për zhvillim të politikave, debate të politikave dhe monitorimin e politikave.

Në kontekstin e marrëveshjeve gjithnjë e më sfiduese ndërkombëtare për reduktimin e emetimit dhe të masave të gjelbra të zhvillimit, futja e inventarit GS në Kosovë bëhet në kohë më se të duhur dhe ajo do të mbështesë objektivat për zhvillim të gjelbër të Kosovës dhe kontributin e saj në agjendën ndërkombëtare për ndryshimet klimatike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)