19 Mars 2024

Prezantohen pasojat e ndërtimit të Hidrocentraleve në Rajonin e Zhupës

Prishtinë, 17 qershor -  Komuna e Prizrenit organizon konferencë me temën “Për zhvillim të qëndrueshëm në Rajonin e Zhupës - Kundër Hidrocentraleve”.

Kjo konferencë do të jetë hapësirë diskutimi për pasojat e mundshme që mund të paraqiten në rast të ndërtimit të këtyre hidrocentraleve, me ç’rast do të dëgjohen mendimet dhe rekomandimet e akterëve të ndryshëm, ku të pranishëm do të jenë: kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, zëvendësministra, deputetë të Kuvendit të Kosovës, drejtorë e asamblistë komunalë, si dhe përfaqësues nga shoqata për mbrojtjen e mjedisit.

Rajoni i Zhupës njihet si një destinacion turistik, i cili është i njohur si një mjedis i pasur me lloje endemike të florës dhe faunës.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se përmes këtij rajoni kalojnë tre lumenj të vegjël që e formojnë Lumbardhin e Prizrenit, i cili është po ashtu i pasur me vlera natyrore dhe ekologjike.
 
Lumbardhi i Prizrenit tërhek një vëmendje të madhe nga të gjithë kalimtarët, sidomos turistët që e vizitojnë këtë rajon dhe qëndrojnë në objektet hotilerie pranë brigjeve të saj.
 
"Në këtë rajon malor, përkatësisht në degët e lumbardhit po planifikohet ndërtimi i hidrocentraleve. Sasia e rrymës që mund të prodhojnë këto hidrocentrale, të cilat planifikohen të ndërtohen në Rajonin e Zhupës, është shumëfish më e vogël se dëmi që mund t'i shkaktojnë ekosistemit të rajonit dhe pjesës urbane të qytetit."

"Pos saj, ndërtimi i hidrocentraleve do të shkatërronte edhe mundësinë e zhvillimit të bujqësisë dhe të turizmit malor", ka theksuar Haskuka.
 
Konferenca “Për zhvillim të qëndrueshëm në Rajonin e Zhupës - Kundër Hidrocentraleve” do të jetë hapësirë diskutimi për pasojat e mundshme që mund të paraqiten në rast të ndërtimit të këtyre hidrocentraleve, me ç’rast do të dëgjohen mendimet dhe rekomandimet e akterëve të ndryshëm, ku të ftuar janë përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, deputetë dhe asamblistë të Komunës së Prizrenit, përfaqësues nga fshatrat e Rajonit të Zhupës, përfaqësues nga agjencitë dhe shoqatat për mbrojtjen e mjedisit, bashkëpunëtorë profesional nga ekologjia, mediat si dhe të gjithë ata të cilët dëshirojnë të ruajnë Lumbardhin.
 
Në fund të konferencës, pritet të harmonizohen edhe qëndrimet për nënshkrimin e një deklarate për ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh dhe në degët e tij.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)