08 Dhjetor 2019

Prezantohen ndryshimet klimatike dhe nevojat gjinore për Prizrenin

Prizren, 25 shtator - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit "Mbështetja për një Prizren të Qëndrueshëm - Inicimi i Veprimeve të Përshtatshme Lehtësuese Urbane në nivel Vendi dhe në partneritet me Qendrën e Rritjes së Gjelbër dhe komunën e Prizrenit, organizojnë një punëtori në të cilën do të prezantohen "Gjetjet nga Ndryshimet Klimatike dhe nevojat prioritare gjinore dhe prezentimi i Inventarit të Gazrave Serrë për Prizrenin". 

Qëllimi i punëtorisë është të paraqesë gjetjet nga Studimi Themelor mbi rreziqet e mundshme të ndryshimit të klimës në lidhje me gjininë dhe nevojat prioritare që duhet përfshirë në Planin Ndërhyrës Ndërsektorial Urban dhe të prezantojë Inventarin e parë urban të emetimeve të gazrave serrë të qytetit të Prizrenit.

Përfaqësues nga Agjensia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, komuna e Prizrenit, OJQ EcMaNdryshe, OSHC-të, Universiteti i Prizrenit dhe UNDP do të marrin pjesë në këtë aktivitet.

Projekti Inicimi i Veprimeve të Përshtatshme Lehtësuese Urbane në nivel Vendi financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe komuna e Prizrenit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2019

- Federata e pingpongut organizon 7 xhirot e TOP 8 për Senioret më të mira të Kosovës për vitin 2019. (Palestrae Sporteve në Prishtinë, ora 13:00)

- Mbahet koncert humanitar i Krishtlindjes me grupin muzikor amerikan "The Hall Sisters" ku fondet e mbledhura do të përdoren për familjarët nga Shqipëria që janë strehuar si pasojë e termetit. (Teatrin Kombëtar i Kosovës, ora 19:30)