26 Prill 2024

Policia arreston dy mashtrues me uniform te KEDS-it

Pejë, 2 nëntor - Sot në stacionin policor në Pejë, shtetasi viktimë ka raporton se dy të dyshuari punëtor të KEDS-it të veshur me uniform te KEDS-it, kanë shkuar në shtëpin e tij dhe i kanë thënë ‘Ti po harxhon rrymë shume’.Viktima është përgjigjur se e ka nxemjen qendrore me rrymë dhe kjo është arsyeja pse faktura është e madhe.

Të dyshuarit nga viktima kanë kërkuar, secili nga 100 euro. Viktima ka pranuar oferten e të dyshuarve dhe pasi e kanë lënë vend takimin me të dyshuarit për dhënjen e parave, ka raportuar rastin në stacionin policor në Pejë.

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i shtetit për krime të rënda dhe pas një pune operativo-hetimore, Njesiti i Hetimeve të dyshuarit i ka zënë në flagrancë, pasi kanë marr paratë nga viktima.

Të dyshuarit, shtetasit G.G. i lindur vitin 1965 m/k/sh dhe B.Th. ilindur 1974 m/k/sh janë arrestuar dhe pasi janë intervistuar me urdhër të Prokurorit të shtetit ju ka caktuar masa e ndalimit policor 48 orë dhe ndaj tyre do të ndërmirren masa adekuate ligjore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)