26 Prill 2024

Po i afrohet fundi shfrytëzimit të energjisë elektrike për ngrohje

Prishtinë, 6 qershor - Kryeshefi ekzekutiv i N. P. “Termokos”  Sh.A, Arsim Janova me bashkëpunëtorë ka pritur sot një delegacion të lartë nga Qeveria Gjermane, përkatësisht, Stefan Mironjuk zyrtar i lartë nga Ministria për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Republikës Federale të Gjermanisë, Michael Klingler menaxher rajonal i GIZ-it për Kosovë dhe Maqedoni, Rene Escehman, drejtor regjional i KFW-së për Kosovë dhe Shqipëri si dhe Bahrije Dibra zyrtare e lartë lokale në KFW. 

Qëllimi i kësaj vizite ishte, që të ndihmojë mbarëvajtjen e Projektit të kogjenerimit dhe në funksion të shtytjes përpara të këtij projekti.

Kryeshefi Janova  ka njoftuar përfaqësuesit e Qeverisë Gjermane me ecurinë e deritanishme të projektit si dhe ka falënderuar popullin gjerman dhe Qeverinë Gjermane për mbështetjen që po i japin “Termokosit” në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për Prishtinën. 

Ndërkaq, Stefan Mironjuk tha se ky projekt është i një rëndësie të lartë, andaj Qeveria gjermane është e përkushtuar për realizimin e tij.

Nga ana tjetër kryeshefi  Arsim Janova ka thënë se jemi mobilizuar i gjithë stafi dhe menaxhmenti, që të realizojmë sa më suksesshëm  Projektin e kogjenerimit. Ai është shprehur optimist se me realizimin e këtij projekti po i vjen fundi shfrytëzimit të energjisë elektrike për ngrohje.     

Gjatë kësaj vizite delegacioni nga Gjermania ka vizituar edhe Njësinë aktuale të prodhimit, ku është njoftuar me procesin e prodhimit të energjisë ngrohëse.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)