28 Tetor 2020

Përurohet projekti i efiçiencës së energjisë në shkollën “Vesel Muja” të Gjilanit

Gjilan, 21 shtator - Është mbajtur ceremonia e përurimit të Projektit “Intervenimi me Masa Inovative Efiçiente të Energjisë në shkollën Vesel Muja”, në Mihir të Gjilanit, projekt ky i pari i këtij lloji në fushën e efiqiencës së energjisë në Kosovë.

Ky projekt është realizuar në kuadër të sektorit të EE si dhe bashkë financuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe financuar nga GIZ Gjermani përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës

Valbona Tahiri, drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik në Gjilan, e ka falenderuar GIZ dhe AKK për mbështetjen e dhënë pasi ky projekt ka ndikim edhe në promovimin e menaxhimit të energjisë në nivel lokal.

 “Unë jam e kënaqur që përmes këtij projekti është investuar me masa inovative të EE në këtë shkollë si ventilimi intelegjent është pilotuar për herë të parë në Kosovë. Në shfmu “Vesel Muji",  është instaluar edhe sistemi i ngrohjes dhe janë larguar përfundimisht përdorimi i stufave si dhe janë vendosur poqat efiqient, izolimi i kulmit etj. Ky projekt ka përfunduar me sukses, kështu që nxënësit dhe mësimdhënësit do të kenë një mjedis të përmirësuar të të mësuarit pasi kemi arritur ta kthejmë këtë objekt shkollor në objekt efiqient”, tha Tahiri.

Në ceremoninë e inaugurimit edhe Nazim Gagica, drejtor i Arsimit, ka falënderuar donatorët për mbështetje Komunës si dhe u ka uruar suksese mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve të kësaj shkolle.

Arsim Osmani, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe përfaqesuesi nga GIZ, Maliq Pireci, si dhe drejtori i shkollës, kanë shprehur shprehur mirënojhje dhe gatishmëri për realizimin e inciativave potenciale të ngjashme edhe në të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2020 - Qendra e parë shoqërore në Prishtinë “Termokiss” nisë programin pesë ditor “Krejt Ka Pak V - Me Zemër Ngat” me aktivitete të ndryshme. (Hapësira e Termokissit, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Divizionit të Skemave për Kategoritë e Luftës në Departamentin e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe përfaqësues të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të  Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të  “Muajit të mundësive të barabarta për personat me aftësi të kufizuara”, që është muaji tetor, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës Osman Hajdari, do të vizitojnë personat me aftësi të kufizuara që janë të angazhuar në Administratën Komunale të Komunës së Prizrenit. (Objekti i Administratës Komunale në Qendrën për Shërbime të Integruara-One Stop Shop, ora 10:00)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq raporton para Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim lidhur me raportin e punës së ministrisë, për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj mbajnë tryezë konsultative me Organizata të Shoqërisë Civile për prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane. (Objekti i Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë një konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, ish-objekti i Rilindjes, kati IX, salla 914, ora 11:00)

- Ministri i Tregtisë dhe industrisë, Vesel Krasniqi raporton para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike lidhur me problemet që është duke u ballafaquar ministria në përgjithësi, në veçanti për prodhuesit dhe transportuesit vendor për CEFTA si dhe për subvencionet e ndara për biznese gjatë pandemisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik. (Objekti i KRPP-së, ora 14:00)

- Ministrja e Financave Hykmete Bajrami raporton para Komisionit për Buxhet dhe Transfere lidhur me zhvillimet e fundit në Sistemin e Menaxhimit të Financave Publike në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci përmbyllë Projektin “Akademia për Lidership”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, sot mban tryezë me përfaqësues të institucioneve të vendit, organizatave që merren me përkrahjen e grave me kancer të gjirit, si dhe gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit. (Holli i Kuvendit, ora 15:00)

- Ambasada e Gjermanisë bashkë me Asociacioni për Evropën Juglindore dhe Instituti Aspen Gjermani organzojnë konferencën digjitale “Të rinjtë, migrimi dhe sfida demografike në Ballkanin Perëndimor”. (Onlne, ora 16:00)