20 Prill 2024

Përurohet Paneli Solar për ujë të ngrohtë në konviktin nr.3

Prishtinë, 16 nëntor - Qendra e Studentëve (QS) e Universitetit të Prishtinës ka përuruar sot Panelet Solare për ujë të ngrohtë në Konviktin nr.3, duke shënuar kështu një ngjarje të rëndësishme për studentët, banorë në këtë konvikt, respektivisht në Qendër.

Me këtë rast, kryetari i Bordit udheheqës i QS-së, Ragip Gjoshi theksoi se ky është një hap konkret drejt racionalizimit dhe eficencës. “Mendojmë se çdo ditë e më tepër MASHT dhe Qeveria e Kosovës, po tregohen të përkushtuara për përmirësimin e kushteve për studentët”, tha ai.

Gjoshi theksoi se është në plan që vitin e ardhshëm të vazhdohet që edhe konviktet e reja të bëhen me panele solare. “Mendojmë që ka ardhë momenti që të shfrytëzojmë hisen tonë të diellit”, u shpreh Gjoshi.

Ndërsa, drejtori i QS-së, Fatmir Sfishta, pasi që theksoi rëndësinë e këtij projekti, i përgëzoi studentët për këtë mundësi që përmirëson cilësinë e jetës në Qendër.

“Kjo ka qenë kërkesë edhe e studentëve që përpos efekteve praktike që do t’i ndiejë studenti, pra do të ketë ujë të ngrohtë më shumë, ka edhe efekte financiare”, tha ai dhe theksoi se më këtë sistem, kursehen më shumë se 20 mijë litra naftë për ujë të ngrotë, të cilat mjete do të shfrytëzohen për realizimin e projekteve tjera.

Edhe përfaqësuesi i Parlamentit të Studentëve, Mentor Hasani tha se ky projekt ka qenë tepër i nevojshëm për banorët e Qendrës së Studentëve për të cilën gjë ai falenderoi menaxhmentin e QS-së dhe MASHT-in për përmirësimin e dukshëm të kushteve për banim për studentët.

Konvikti nr.3 është i dyti pas atij nr.5 që është pajisur me panel solar, ndërsa besohet se gjatë dy viteteve të ardhshme, të gjitha konviktet do të pajisen me këtë sistem më se të nevojshëm.

Ky është vetëm një nga shumë projekte që janë realizuar dhe janë në plan të realizohen në drejtim të sigurimit të kushteve saq më të mira për studentët që banojnë në QS.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)