19 Prill 2024

Përmirësohet furnizimit me rrymë për rajonin e Skenderajt

Prishtinë, 23 nëntor - Sot Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT do të lëshojë në punë provuese Nënstacionin NS 110/10 (20) kV Skenderaj, me autotransformator 31.5 MVA, bashkë me linjën e dyfishtë 110 kV (kilovolt), që lidhë këtë nënstacion me nënstacionet tjera: NS 400/110 kV Peja 3 dhe NS 110/35 kV Vallaq.

Projekti i KOSTT sh.a për zgjerimin e NS Skenderaj prej nivelit 35/10 (20) kV në atë 110/10(20) kV është në kuadër të Paket Projektit Peja 3, që është bashkëfinancim i Qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes Buxhetit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Gjermanisë, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW). Vlera e pjesës së projektit të Skenderajt kap shumën rreth 3.5 Mil EUR.

Me këtë investim, rajoni i Skenderajt për herë të parë bëhet me linjë të tensionit të lartë 110 kV (kilovolt) si dhe me Nënstacion 110 kV me transformim 31.5 MVA (mega volt amper), që njëherit janë parakushte për mundësimin e zhvillimit ekonomik dhe industrial të këtij rajoni.

Me zbatimin e projektit në fjalë do të bëhet përmirësimi i profilit të tensionit, me ç’rast përmirësohet dukshëm furnizimi me energji elektrike më kualitative për konsumatorët e Komunës së Skenderajt me rrethinë, si dhe arrihet rritja e sigurisë dhe besueshmërisë së Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a falënderon Qeverinë e Kosovës dhe të RF të Gjermanisë për financim të projektit, si dhe Autoritetet Komunale të Skenderajt dhe qytetarët e rajonit të Skenderajt për mirëkuptim gjatë implementimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)