29 Janar 2020

Përmbyllet kampanja “Ruje mos e Gjuj” duke u ricikluar mbi 40 ton plastikë

Prishtinë, 5 dhjetor - Green Art Center-Prishtina (GAC) në kuadër të kampanjës “ Ruje mos e Gjuj”, kampanjë kjo që u financua prej Coca Cola HBC dhe u implementua në partneritet me MMPH, komunën e Vushtrisë dhe disa institucione publike dhe private në Kosovë, shihet të jetë treguar e suksesshme duke raportuar se janë mbledhur mbi 40 tonë mbeturinë e riciklueshme (plastikë dhe alumin) gjatë kësaj periudhe 9 mujore të implementimit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme vetëm në disa institucione universitare private në Prishtinë dhe në 500 amvisëri në Vushtri.

Zyrtarët e GAC, raportojnë se kjo kampanjë është mirëpritur prej qytetarëve në zonat dhe institucionet ku është zhvilluar dhe gadishmëria e tyre për të ndarë mbeturinat e riciklueshme në burim e tregon suksesin e saj.

Koordinatorja e projektit , znj.Qazimi tregon se në kuadër të aktiviteteve janë zhvilluar sesione informative për rëndësinë e riciklimit, trajnime me studentë nëpër 5 institucionet publike dhe private që kanë qenë pjesë e projektit, takime derë më derë me 2500 qytetarë me qëllim që të ngrihet vetëdija e tyre për rëndësinë e riciklimit si koncept dhe të niset të zhvillohet në praktikë.

Gjithashtu, ajo tregon se pas përgatitjes së planit të detajuar të operimit për grumbullim të vecantë, në vazhdimësi është monitoruar prej së afërmi mbarëvajtja e procesit të grumbullimit si një nga faktorët kryesorë në jetësimin e sistemit për riciklim ne nivel vendi.

Këtë projekt e mirëpriti Kryetari i Komunës së Vushtrisë z.Xhafer Tahiri, projekt ky që ndihmoi në plotësimin e sistemit përmes zgjerimit të zonës së pilotimit për ndarje në burim në një nga lagjet më të mëdha të kësaj komune, duke u bashkërenduar edhe me projektet aktuale që komuna e Vushtrisë është dukë implementuar në këtë sector për nisjen e riciklimit si praktikë në nivel komunal.

Kësisoj, prej të dhënave të raportuara prej GAC dhe kompanive për grumbullim të mbeturinave të riciklueshme, përkundër faktit se sistemi i ndarjes në burim po përballet me sfida në vetëdijesim kryesisht në institucionet universitare ku shpeshherë mbeturinat po përzihen, në pjesën tjetër të akterëve që ishin pjesë e këtij projekti ndarja e mbeturinës së riciklueshme vazhdon të jetë e kënaqshme prej anës së qytetarëve.

Kampanja “Ruje mos e Gjuj” iu bashkangjit aktiviteteve të Green Art Center(GAC), duke I kontribuar projekteve që GAC impelementon në shtrirjen e skemës së riciklimit të mbeturinave në komunitet dhe ku shihet si domosdoshmëri që prodhuesit e ambalazhave të marrin përgjegjësinë e tyre për ndotjen në mjedis që shkaktojnë prej mbetjeve të ambalazhimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2020  - Bazuar në Rregulloren nr. 09/2019 për Procedurën dhe Kriteret e Zgjedhjes së Anëtarëve të  Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga Gjyqësori, KGjK-ja ka caktuar votimin e zgjedhjes së një gjyqtari/e të nominuar nga radhët e Gjykatës së Apelit për Anëtar/e të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Pallati i Drejtësisë, Gjykata e Apelit, objekti B, salla Nr.124, ora 9:00)

- Organizata Joqeveritare “Ngritja e Zërit” dorëzon shtatë lëndë në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supreme me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon prezantimin e raportit hulumtues "Përmbledhje e qasjes së Kosovës në deradikalizimin dhe ri-integrimin e qytetarëve të kthyer nga zonat e luftës në Siri dhe Irak". (Qendra e Konferenca "Orion", ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e 25 e Kuvendit të Komunës së Istogut. (Salla e Kuvndit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Komuna e Klinës bën homazhe në nderim të dëshmorëve Vesel S. Avdyli, Ilir R. Merturi dhe Naim XH. Gashi. (Varrezat e dëshmorëve të Kodra e Kuqe në Grabanicë të Klinës, ora 11:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Kroacisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Menza Ramiz Sadiku, ora 12:00)

- Komuna e Klinës organizon manifestimin tradicional kulturor e përkujtimor, “Flaka e Janarit 2020” në nderim të dëshmorëve Vesel S. Avdyli, Ilir R. Merturi dhe Naim XH. Gashi. (Qendra e Kulturës "Jehona e Dukagjinit" në Klinë, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton policin Artur Mrasori, i lënduar gjatë aksionit antidrogë në Zhur të Prizrenit. (Reparti i Kujdesit Intenziv, QKUK, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor, i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e policisë në fshatin Zhur të Prizrenit. (Varrezat e fshatit Shkarashnik në Komunën e Malishevës, ora 15:00)