29 Mars 2024

Përcaktohen masat për mbrojtje më efikase të mjedisit

Prishtinë, 18 nëntor - Sot, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi dhe zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie, vizituan kompaninë e Ferronikelit në Drenas.

Ky takim është organizuar me qëllim të zbatimit sa më efikas të të gjitha masave mbrojtëse të parapara me ligj.

Takimi i sotëm ishte vazhdim i takimeve dhe bashkëpunimit të afërt që MMPH ka filluar me të gjitha kompanitë që, për nga natyra e punës, konsiderohen ndotës të mëdhenj të mjedisit.

Në takim palët u dakorduan për vazhdimin e procedurave sa i përket Lejes së Integruar, për të cilën leje, kompania e Feronikelit do të aplikojë ditëve në vazhdim.

Leja e Integruar parashihet me Ligjin për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes së Mjedisit e që është  në përputhje të plotë me Direktivën Evropiane 96/61 EC të IPPC (Integrated Pollution Prevention and Control).

Leja e integruar përfshinë përcaktimin e kontrolleve të duhura për industrinë që ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet një procesi të vetëm të një lejeje.

Ndërsa stafi i kompanisë së Feronikelit është zotuar se në përputhje me planin dinamik që do të vendoset nga grupet punuese, do të plotesojnë të gjitha kushtet e parapara në Lejen Integruese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)