08 Korrik 2020

Për tre muaj termocentralet e KEK-ut prodhojnë 1 338.1 GWh energji elektrike

Prishtinë, 15 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Bilancin i Energjisë” për TM3 2019.

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019 (TM3 2019) vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.84 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1 338.1 GWh, ndërsa në hidrocentrale ishte rreth 79.2 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, Kosova ka importuar 410.9 GWh energji elektrike, derisa ka eksportuar 437.1 GWh energji elektrike.

Ndërkaq, sasia e energjisë elektrike për konsum në TM3 2019 ishte 1 034.7 GWh energji elektrike.

Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2018), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 11.80%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Korrik 2020

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendi, salla C301, ora 10:00)

- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës, Shoqatës “Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, i cili qëllim kryesor ka krijimin e lehtësirave në punësim, të personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës. (Hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, kati i 9-të, salla 914, ora 11:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Çifllak, Polluzhë dhe Dobidol për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Rilindja”në fshatin Çifllak, ora 19:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik, ora 20:00)